Lindi në Gurëz, në vitin 1897. U pushkatua pa gjyq për motive politike, më 28 gusht të vitit 1946 në masakrën e Gurëzit. Ishte tregtar me aktivitet te Hanet e Gurëzit dhe në Milot. Pas vrasjes së ushtarakëve të postës MP Gurëz, ku u dënuan me pushkatim tre burra, ndër ta ishte dhe vëllai i Ndoit, Llesh Gj. Miri (1919-1946). Në atë kohë, i biri i tij 20-vjeçar Nikoll Ndue Miri u dënua me 10 vjet heqje lirie. Në v. 1952 vritet në përpjekje për t’u larguar djali tjetër Marash Ndue Miri (1924-1952).

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 362
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.