Lindi më 5 shkurt 1921, në Gëziç të Mirditës. Me vendim nr. 269, datë 16 gusht 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se ka ndihmuar të arratisurin Prengë Previni dhe për "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave civile e politike për 5 vjet kohë. U lirua më 5 mars 1950. Me vendim nr.166, 26 tetor 1961, u deklarua fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" në formën e tentativës së arratisjes dhe u dënua me 12 vjet burg dhe për "agjitacion e propagandë" me 5 vjet burg. Me bashkimin e dënimeve u dënua me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, pjesës së tij dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 146
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.