| Nasuf Gjilaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Nasuf Gjilaj |
| Atësia: | Shaban |
| Vendlindja: | Allabaj, Peshkopi |
| Vendbanimi: | Allabaj, Peshkopi |
| Datëlindja: | 1928 |
Nasuf Shaban Gjilaj, i vitlindjes 1928, lindur e banues në Allabaj të Peshkopisë, dënuar me 13 vjet burg për arratisje. Vuante dënimin prej datës 1.6.1951.
Në qershor 1954, u arrestua me një grup të burgosurish që u akuzuan për hapjen e një kanali me synim arratisjen nga kampi ku punonin, pranë lumit Lana, në Tiranë.
Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.189, datë 17.7.1954, në një seancë të mbyllur i vlerësoi fajtorë të akuzuarit duke dënuar me pushkatim 7 persona përfshirë Nasuf Gjilaj, por atij dhe dy të tjerëve iu fal jeta, më pas dhe dënimi iu kthye në burgim.
