Bashkëshortja e Bukurosh Blloshmit, xhaxhait të Vilson Blloshmit. Pas vendimit të gjyqit për dënimin me pushkatim të Vilson Blloshmit dhe me 25 vjet heqje lirie të të vëllait, Bedri Blloshmi, në 13 qershor 1977, më 14 korrik, tri ditë para ekzekutimit të Vilsonit, u vendos që të internohej gjithë familja, në fshatin Polis-Gostimë të rrethit të Librazhdit.

Më datën 27 korrik 1977, 18 veta nga familja Blloshmi, u internuan. Mes tyre ishte edhe Nadire Blloshmi, me bashkëshortin dhe tre fëmijët e tyre. Në internim, iu lindi një fëmijë tjetër, Sonila.

Burimi: Saga e Blloshmeve nen terrorin komunist, Bedri Blloshmi, ISKK
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.