Lindi më 1907, në Elbasan. Më 27 gusht 1947, Nënprefektuara e Gramshit e ka dënuar për fshehje të misrit, me dy muaj punë të detyruar. Më 7 shtator 1949, Gjykata e Gramshit e dënoi për «bashkimit ilegal», me 2 muaj punë korrektonjëse. Më 5 shtator 1950, Gjykata Territoriale e Koçës e dënoi për «pjesëmarrje në grup», si «strehues dhe furnizues kriminelësh», dhe për «agjitacion e propagandë», me vdekje, pushkatim, dhe konfiskimin e pasurisë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 378
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.