Lindi më 18 korrik të vitit 1928, në Delvinë. U arrestua më 1952. I kishin arrestuar më parë të fejuarin, Selman Ndreu, i biri i Cen Elezit, me të cilin Meshani nuk u nda.

Më 30 mars 1953, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtore për «krimet: tradhëti ndaj atdheut; agjitacion e propagandë dhe moskallëzim të krimit të tradhëtisë» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Më 3 shtator 1962 iu falën 2 vjet nga dënimi.

Në vitin 1991, u largua për në Greqi dhe pas 2 vitesh shkoi në Kanada, ku ndërroi jetë më 20 janar 2017, në moshën 88-vjeçare.

 

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 384; Tomor Aliko, Genocidi mbi elitën intelektuale të kombit shqiptar nën terrorin komunist, Tiranë, 2007, f. 264.

Dokumente

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.