Lindi në fshatin Sllovë të Dibrës, në vitin 1916. I biri i luftëtarit nacionalist, bajraktarit të Dibrës, kolonel Cen Elezit.

Kreu Normalen e Elbasanit dhe Fakultetin e Letërsisë e Historisë në Francë. U arrestua më 1946 si pjesëtar i Ballit Kombëtar dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie. U lirua më 1956, por u internua menjëherë pas lirimit. Vdiq në internim.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 67
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.