I shpallur kulak. Ishte dënuar në 1947 për tradhti ndaj atdheut. Në vitin 1967, në fazën e dytë të goditjes së kulakëve u arrestua sërish. Ishte një nga sipërmarrësit privatë të sektorit të ndërtimit i kontraktuar nga shteti për ndërtimin e objekteve bujqësore. Me qëllimin për t'i dënuar, ndaj tyre u sajuan akuza. Më 22 nëntor 1967, në Gjykatën e Vlorës u zhvillua gjyqi kundër tij dhe grupit të kulakëve sipërmarrës. Mehmeti nuk i pranoi akuzat.

Gjykata vendosi dënim me vdekje, varje në litar, konfiskim pasurie, humbje e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

Burimi: Shqipëria nën sundimin komunist 1944-1990, Xhafer Sadiku, finacim i KAS Albania
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.