Financier, poet, publicist, anëtar i Ballit Kombëtar, delegat i Ballit Kombëtar në Kuvendin e Mukjes. Lindi në vitin 1910, në Vlorë. Punoi si financier në Bankën Kombëtare. Pas pushtimit italian të Shqipërisë, bashkë me të vëllanë, Nexhat Peshkëpinë, u transferua në Elbasan. Gjatë luftës qe redaktori kryesor i gazetës «Flamuri». Më 1944 drejtoi emisionin letrar të Radio Tiranës. U arrestua më 1945 dhe, më 13 prill të po atij viti, Gjykata Speciale e Tiranës e dënoi me 5 vjet burg dhe punë të detyruar si «armik të popullit». U lirua pas katër vjetësh. U arrestua sërish më 20 shkurt të vitit 1951, për incidentin e bombës në Ambasadën Sovjetike dhe, pas një jave torturash, duke u gdhirë 27
shkurti, u pushkatua pa gjyq së bashku me 21 intelektualë të tjerë të pafajshëm, që i hodhën në një gropë të përbashkët pranë Urës së Beshirit, në fshatin Mënik të Tiranës. Poezitë e tij janë të shpërndarë nëpër revista të ndryshme të viteve ’30-të dhe, sidomos te «Përpjekja Shqiptare». Është përfshirë edhe në «Antologjinë e letërsisë shqipe» (Albanishes Lesebuch), të botuar në Lajpcig më 1948, nga albanologu gjerman Maksimilian Lambertz. Është nderuar me titullin «Nderi i Kombit» nga Presidenti i Republikës.

Burimi: Gëzim Peshkëpia, O njeri...!, Tiranë 2009; Uran Butka, Bombë në Ambasadën Sovjetike, «ASD», Tiranë 2008, f. 163-166; Arshi Pipa, Komunizmi dhe shkrimtarët shqiptarë, në «Shqiptari i lirë», 31 mars 1959.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

67 vjet nga krimi komunist, kush ishin 22 të pushkatuarit pas bombës në Ambasadën Sovjetike

Bomba në  Ambasadën Sovjetike dhe justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22 intelektualë Lexo më shumë