Lindi më 14 prill të vitit 1926, në Elbasan. Kreu shkollën Normale të këtij qyteti dhe Institutin e Lartë Pedagogjik, Fakultetin Gjuhë-Letërsi. U arrestua në vitin 1946 dhe më 12 tetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë. Dhe më 26 shkurt të vitit 1947, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Qendrës Elbasan urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Është bashkëvuajtës i shkrimtarit Et'hem Haxhiademi,  në burgun e Burrelit. U lirua në vitin 1950. Punoi si mësues në disa zona të thella, pasi doli nga burgu. Me rënien e regjimit komunist, botoi disa vepra.

 

 

Burimi: Gazeta Zyrtare, nr. 28, 29 mars 1947, f. 8; AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 228.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.