Bashkëshortja e Ndoc Mirakajt [shih]. Lindi në vitin 1925. U internua më 1945 në kampin e Tepelenës bashkë me dy fëmijët e saj, Elena [shih] dhe Bibjan Mirakajn [shih]. Pas ekzekutimit të të shoqit, më 1950, u lirua nga internimi dhe, së bashku me dy fëmijët e saj, u strehua në Tiranë, te motra. Më 1971 u internua për të dytën herë, bashkë me të birin, në fshatin Dragot të Dumresë. U lirua më 1991.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 356
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.