Edhe pse nuk kishte dorë në vrasjen e njeriut të komunistëve, Babë Rexha, që po kryente masakra në Malësi, Lleshi, që komunistët e quanin armik, u arrestua. U dënua me pushkatim dhe u ekzekutua në malet e Krujës. Eshtrat, bashkëshortja, ia gjeti pas vitit 1991.

Ing.Ndue Hoti, shkruan:

Dr. Llesh MIRI u lind në Gurëz, Krujë (sot Fushëkuqe, Kurbin) më 1918. Shkollën fillore e mbaroi në fshatin e lindjes, në Gurëz, rrethi i Krujës, Qarku i Durrësit. Në Shkodër mbaroi gjimnazin "Malet Tona" . Në Itali, në Matera, Bazilikata, ndoqi studimet për mjekësi. Lufta e Dyte Botërore e sjell në Shqipëri dhe inkuadrohet në batalionin "DAJTI" të Brigadës XXIII sulmuese dhe i besojnë detyrën e Itendentit të batalionit. Llesh Miri ishte i zgjedhur kryetar i Këshillit të Bashkuar. Ai ishte i martuar me Marien, që kishte mbaruar shkollën 5- vjeçare të vajzave në Shkodër. Dasma u bë më 1940.

Lleshi u pushkatua pas vrasjes së vrasësit të babë Rexhës, zv.komandantit të Postës MP Gurëz, Rrahman Xhemalit dhe ushtarit Hamdi Çelo më 11 tetor 1946.

Gjyqi u zhvillua në kinemanë e Krujës bashkë me 22 të të tjerë, mes tyre edhe një grua me origjinë nga Plava. Në gjyq u ftuan shumë qytetarë të cilët duartrokisnin për dënimin e shqiptarëve të pafajshëm.

Llesh Miri, vetë i tretë, u dënua me vdekje sepse ishte kushëri i të arratisurit Frano Miri (1917-1948). Gjyqi u zhvillua më 17 tetor 1946. Sipas Ndue Hotit, që ka studiuar këto ngjarje, ndër akuzat ishin: "Pse nuk je i qeshur pasi të vramë vëllain Ndue Gjergj Miri? Pse nuk informon për vendndodhjen e Frano Mirit?".

Ekzekutimi i tij u krye më datë 30 tetor, në një bahçe me ullinj të një qytetari krutan, varrin u detyruan ta hapnin vetë viktimat. Qytetari krutan, pas shembjes së regjimit, e tregoi vendin dhe bashkëshortja e Lleshit, Maria, i gjeti eshtrat.

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.