Vinte nga një familje e rreshtuar me Ballin Kombëtar që u godit me burgime, vrasje dhe sekuestrim pasurie, kur komunistët morën pushtetin. E arrestuan në gusht të vitit 1963 dhe me akuza të rreme sikur donte të arratisej, apo kishte folur kundër pushtetit popullor, e dënuan me 10 vite burg.

E çuan në burgun e Tiranës. Nga aty, në kampin e Elbasanit dhe më pas në Spaç, ku punoi deri në fund të dënimit.

Iu desh të kthehej në burg, pasi e mbushi kohën e dënimit 10-vjeçar në vitin 1973, sepse i thanë që duhej të kryente dy vjet për armëmbajtje, akuzë që nuk ishte vërtetuar në gjyq dhe ishte hedhur poshtë. Megjithatë, Kristo  Mema, i kreu edhe 1 vit e gjysmë burg, sepse gjysmë viti iu shkurtua për shkak të punës, mbi 10 vitet e dënimit.

Burimi: Intervista e Kristo Memës, arkiva e familjes Doko, kujto.al
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.