Lindi në vitin 1915, në fshatin Lefterehor të Sarandës. Më 30 korrik 1946, me vendim nr. 39, Gjykata Ushtarake e Gjiroksatrës e deklaroi fajtor "se është kapur nga organet e Sigurimit të Shtetit, në kohën që do të arratisje në Greqi" dhe e dënoi me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e dënimit. Mbështetur në nenin 51/I të ligjit nr. 382, datë 24 dhjetor 1946 mbi D.P.P., dënimi iu kthye në 5 vjet privim lirie me punë të detyruar.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 193
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.