Mësues. Kishte qenë drejtor i shkollës 7-vjeçare të Mbrezhdanit e më pas edhe i asaj të Këlcyrës. Intelektual me autoritet dhe i dekoruar me medalje pune. Për një farë kohe kishte mbajtur detyrën e sekretarit të këshillit. Sigurimi e kishte vënë në përpunim aktiv, pasi, sipas tyre, “fliste kundër pushtetit, kundër kolektivizimit të bujqësisë, mundohej të bënte sa më shumë njerëz të pakënaqur dhe t’I hidhte kundër pushtetit… Ky fliste mjaft rreth pikëpamjeve të revizionizmit, sidomos atij jugosllav dhe e quante si të vetmen rrugë të drejtë…”

Agjentët “Xhuleta” dhe “Sazani” informonin se Kol Kostare, “dëgjonte veçanërisht radiostacionet e Perëndimit dhe këto I përhapte ndër të tjerët, rrethin e tij që kishte krijuar”. Ata kishin raportuar për personat që kishte takuar Kola, të cilët, me t’u thirrur në Degë, pranuan të gjitha bisedat që kishin bërë me Kol Kostaren. Në procesin gjyqësor, disa prej tyre sigurimi i përdori si dëshmitarë.

Pas dy vjet kontrolli agjenturor, më 17 dhjetor 1958, Kol Kostaren e arrestuan. Akuzat kryesore kishin të bënin me të dhënat se ai dëgjonte radio të huaja dhe sipas sigurimit, i fyrmëuar nga këto radio ankohej për gjendjen në vend.

Burimi: Skenare te pergjakur (Permeti 1943-1990), Xhafer Sadiku, ISKK, Tirane 2016
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.