Koço Tashko (14 korrik 1899 - 1984) ka qenë veprimtar i lëvizjeve komuniste, më pas me Grupin Komunist të Korçës.

Në vitet ‘60, nga një plenum i posaçëm i KQ të PPSH-së, Koço Tashko përjashtohet nga partia, për të cilën erdhi posaçërisht në atdhe. Bëri 8 vjet internim, duke filluar që nga Çorrushi i Mallakastrës e duke vazhduar në shumë zona të Shqipërisë. Pas 8 vjetësh internimi, kur ishte në moshën 68-vjeçare, u burgos për 10 vjet. Dënimin e kreu në burgun e sigurisë së lartë në Burrel. Vuajti edhe në burgun e Tepelenës, i cili u hap enkas për elementët antiparti. U lirua vetëm në vitin 1980, kur kishte mbushur plot 78 vjeç. Katër vjet më vonë, pikërisht në 1984, kur sa kishte mbushur 85 vjeç, Koço Tashko vdiq në vuajtje dhe në mjerim.

Burimi: wikipwdia
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.