Lindi në Dhërmi të Vlorës, në vitin 1942. Me vendimin nr. 28, datë 30 janar 1974, Gjykata e Rrethit Vlorë e deklaroi fajtor për “tentativë arratisjeje” jashtë shtetit në bashkëpunim dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie.

Me vendimin nr. 33, datë 3 mars 1984, Gjykata e Rrethit Vlorë e deklaroi fajtor për “tradhti ndaj atdheut” në formën e arratisjes e mbetur në tentativë dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, 5 vjet internim, si dhe heqjen e së drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë.

Sipas dëshmisë së Meleq Canes, në fund të viteve '80, vuante dënimin në kamp-burgun e Spaçit.

Burimi: Fondi 1, viti 2017, dosja 108, fl. 35-36
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.