Kristaq (Kiço) Venetiku u lind në vitin 1922. Ishte muzikant dhe dirigjent i Bandës Frymore të Qytetit të Korçës, mësues dhe formues i shumë brezave muzikantësh frymorë, pjesë e një familjeje të njohur korçare ku bënte pjesë dhe e motra, Krisanthi, fotografja e parë shqiptare. U arrestua më 29.10.1976. U gjykua bashkë me të motrën, Krisanthi Venetiku, si edhe shtetasit Vangjush Tushi  dhe Gaqo Peci. Të gjithë akuzoheshin për agjitacion dhe propagandë, por Kiçoja akuzohej edhe për tradhti ndaj atdheut që ishte akuzë më e rëndë se e para. Kiçoja dhe Krisanthi kishin një vëlla të arratisur. Ata bëheshin fajtorë se ishin ushqyer qysh në rininë e tyre me “ideologji reaksionare”.

Gjykata e Rrethit Korçë, me vendimin nr.118, datë 10.6.1977, i deklaroi fajtorë dhe i dënoi: Kiçon me 25 vjet, Vangjushin e Gaqon me nga 10 vjet dhe Krisanthin me 7 vjet heqje lirie. U la në fuqi me vendimin nr.215, datë 15.7.1977 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Kiço  Venetiku vdiq më 5.4.1985 në Repartin nr.303 Spaç.

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.