Njihet si kriminel lufte i ndëshkuar më pas nga komunistët.

Lindi në 1913, në Elbasan. Më 13 tetor 1949, me vendim nr. 177, Gjykata e Lartë (Kolegji Ushtarak) e dënoi për "krimin e lehtësimit të marrjes së dokumenteve sekrete nga të huajt" dhe "dëmtim të pasurisë shtetërore", me 4 vjet burg dhe heqje e gradës. Më 25 gusht 1971, me vendim nr. 98, Gjykata e Rrethit të Vlorës e dënoi për «agjitacionit e propagandë kundër pushtetit popullor» me 8 vjet burg.

Ka qenë komandant i Ushtrisë Nacionale të Elbasanit, drejtues i grupit të partizanëve që shkaktuan masakrën e nëntorit 1943, ku në Fushë Gurrë u vranë 111 burra italianë të komandës së kolonel Gamucci-t, që, pas nënshkrimit të armëpushimit me Forcat Aleate, po tërhiqeshin nga Shqipëria duke u larguar drejt Bullgarisë. Burgosja e tij pas Çlirimit është parë si masë e komunistëve për të larguar nga skena autorin dhe dëshmitarin e krimit të organizuar prej tyre.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 261.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.