Lindi më 1927, në Korçë. Më 1948, është dënuar "për arratisje dhe kalim të paligjshëm të kufirit", me dy vjet e tre muaj burg, punët të detyruar dhe 290 lekë gjobë. Më 8 shtator 1950, me vendim nr. 120, Gjykata Ushtarake Korçë e dënoi "për pjesëmarrje në grup tentativë arratisje dhe agjitacion e propagandë". Më 13 dhjetor 1961, me vendim nr. 207, Gjykata Tiranë e dënoi "për tradhti ndaj atdheut mbetur në tentativë" me 25 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 185
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.