U lind në Tiranë në vitin 1889 në një nga familjet e para të themeluara në Tiranë. I ati, Mahmut (Gut) e dërgoi në shkollën e Filip Ashikut ku për 6 muaj mësoi të shkruante dhe të lexonte në gjuhën shqipe. Në vitin 1905, shkoi në Selanik ku kreu shkollën e mesme dhe 3 vite të fakultetit të Drejtësisë. Atje, themeloi klubin “Botimi” që organizonte kurse falas për mësimin e gjuhës shqipe. Së bashku me patriotin, Sali Gjuka themeloi çetën e studentëve të Selanikut që mbështeti kryengritjen e Kosovës për pavarësi kombëtare. Në vitin 1913, u arrestua në Stamboll si student patriot dhe pas disa muajsh, u largua si i padëshiruar për Turqinë. Në vitet 1912-1915 ka mbështetur qeverinë e Vlorës duke bashkëpunuar me Abdi e Refik Toptani Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Hafiz Ibrahim Dalliu.

Në vitin 1915 shkoi në Itali, ku vazhdoi studimet në Napoli dhe mori titullin “doktor në jurisprudencë”. Në vitin 1925, u kthye në Shqipëri dhe në vitin 1926, filloi punë si gjykatës pajtues në Ersekë, ku pas një viti u pushua nga puna për vendime gjyqi që binin ndesh me interesat e bejlerëve. Themeloi noterinë dhe hipotekën kombëtare dhe u emërua noter publik. Punoi në këtë pozicion për 20 vjet deri në vitin 1947, kur u arrestua nga regjimi komunist.

Gjykata Ushtarake me vendimin nr.243, datë 17.5.1948, e dënoi me 5 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë. Pas daljes nga burgu, iu vu punës për mbledhjen e folklorit të trevave të Tiranës, shkroi poezi dhe tregime satirike. Vdiq në Tiranë në vitin 1970. Pas vdekjes puna e tij u çmua nga Komisioni për Kthimin dhe Kompensimin e pronave ish-pronarëve, nga ekspertët e gjykatës së Tiranës, gjykatës së Apelit dhe asaj të Lartë. Për aktivitetin patriotik është dekoruar me "Urdhrin e klasit të tretë për veprimtari patriotike" dhe është vlerësuar nga Bashkia e Tiranës me titullin "Mirënjohja e qytetit".


Dokumente

Burimi: Mesazhe nga jeta" Episode, satira, fjalë të urta, Jonus Tafaj
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.