Lindi më 1890, Vërvë të Sarandës. U arrestua më 3 korrik 1960, si pjesë e të ashtuquajturit «grupi i Teme Sejkos». Me vendim nr. 5, datë 15 maj 1961, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «organizim dhe pjesëmarrje në bandë të armatosur dhe për agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë kohë dhe heqjen e 3 dekoratave. Më 27 maj 1961, Gjykata e Lartë la në fuqi të njëjtin vendim.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 397
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.