U lind në Shijak në vitin 1893 në një familje të madhe atdhetare. Ishte vëllai i Ymer Deliallisit, firmëtar i Pavarësisë. Intelektual. Kryetar i komunes se Shenvlashit. Drejtues i Legalitetit ne zonen e Shijakut. U pushkatua ne nentor 1944 nga komunistet ne Sharre te Tiranes bashke me vellain, Kapllan Deliallisin dhe nipin Shefqet Deliallisin. Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Shijakut, me vendim nr. 50, dt. 10 maj 1946, vendosi “ sekuestrimin e pasunis së tundëshme dhe të pa tundëshme të vramit politik Jakup Deliallisit nga Shijaku: 1) Nji shtëpi e ndodhur në Lagjen Popullore të Shijakut.Nji tokë 25 dynym“. Dekoruar nga presidenti rrepublikes me titullin “Nder i kombit”.

 

 

Burimi: AISKK, F.1, V. 2013, D.5/1, Fl. 1046; Gazeta Zyrtare, 6 gusht 1946, f. 4; U. Butka, Lufta civile në Shqipëri, 1943-1945.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.