| Jakup Dani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Jakup Dani |
| Ngjarja i përfshirë: | Kryengritja e Postribës, gjyqi i parë |
U arrestua si i përfshirë në kryengritjen e Postribës që shpërtheu më 9 shtator 1946. Hetuesia ndaj të arrestuarve zgjati shumë, gjatë saj u përdorën tortura dhe u përfshinë edhe persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen.
Prokuroria Ushtarake e Shkodrës dërgoi për gjykim grupin e akuzuar si "armiq të betuar të popullit" më 11 nëntor 1947. Gjykimi u zhvillua në sallën e kinema "Rozafat" të Shkodrës. Këshilli i Gjykatës Ushtarake të Zonës Ushtarake të Shkodrës me kryetar kapiten I Misto Bllaci i dha vendimet më 27.11.1947. Jakup Dani u dënua me privim lirie përjetë dhe punë të detyruar.
Pesë nga të gjykuarit e këtij procesi, pas miratimit të vendimit nga kryetari i Gjykatës së Lartë Ushtarake, u ekzekutuan.
