Pasi kreu vitet e para të shkollës në Elbasan, vazhdoi studimet në "Robert College" të Stambollit, të cilat i përfundoi në vitin 1921. Më pas shkon për studime në Vjenë, ku mbron doktoraturën në Shkenca Politike në vitin 1928. Kthehet në Shqipëri dhe punon si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe më pas si Kryesekretar i Këshillit të Lartë të Shtetit. Në qershor të vitit 1936, plagoset nga disa kriminelë ordinerë në Francë ku ishte me shërbim zyrtar duke humbur pjesërisht shikimin dhe të folurën normale.

Në vitin 1951 arrestohet për motive politike dhe dënohet me 15 vjet burg. Dërgohet në burgun e Burrelit. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, lirohet në vitin 1957. Ndërron jetë pas dy vitesh në vetmi të plotë.

Burimi: elbasaniad.org-Studente elbasanas qe kane mbaruar "Robert College" ne Stamboll
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.