Lindur më 1914 në Velçan. Ishte dënuar më 1945 me 20 vjet burg për arratisje. Vuante dënimin prej datës 12.11.1945.

Në qershor të vitit 1954, kur të dënuarit po punonin për ndërtimin e pallateve buzë Lanës, në kampin Nr.4, u zbulua një tunel. Sipas studiuesit Kastriot Dervishi, ideatori i hapjes së kanalit ishte i burgosuri Isuf Velçani.

Kanali u zbulua para se të burgosurit të mund ta vinin në jetë planin e arratisjes. U arrestuan rreth 20 të burgosur.

Më 17 korrik 1954, në Gjykatën e Lartë Ushtarake, filloi gjyqi kundër të akuzuarve. Me vendim nr. 189, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë deklaroi fajtorë për «pjesëmarrje në organizatë kundër pushtetit popullor me qëllim arratisje jashtë shtetit» dhe dënoi me pushkatim 7 të akuzuar. Treve iu fal jeta, ndërsa Isuf Velçani me Mark Zef Palin, Zyhdi Mancakun dhe Abdulla Bajramin u ekzekutua më 14 gusht 1954.

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.