Vajzë e një familjeje të persekutuar që në vitin 1944. Pas arrestimit të të vëllait, Klementit, internohen familjarisht në Çermë të Lushnjës, ku për dhjetë vjet punojnë në bujqësi. Pas kthimit të vëllait, mendojnë arratisjen dhe më 2 gusht, 1984 largohet me vëllanë dhe motrën me not, nga Saranda drejt Korfuzit. Vëllai humbet jetën gjatë kësaj nate, ndërsa motrat mbërrijnë në Korfuz pasi ndihmohen nga një jaht italian. Shkojnë në Greqi dhe më pas në SHBA, ku Isabela punon prej vitesh si gazetare në "Zërin e Amerikës".

Burimi: "Një histori arratie që bëri bujë në ’84-n dhe Shqipëria dje e sot sipas Isabela Islamit", Gazeta Dita, shkurt 2014
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.