I nisi burgimet në komunizëm në moshën 17 vjeçare kur ishte gjimnazist. Jetoi vetëm dy vjet jashtë burgut dhe u dënua për herë të dytë. Nga dy dënimet, Ilia vuajti 34 vjet, 8 muaj, 9 ditë heqje lirie.

U arrestua më 16.1.1952 në Gjirokastër, së bashku me shokët e tij gjimnazistë: Thanas Dhespo (nga Zheji i Gjirokastrës) dhe Bajram Mesi (nga Shkodra), kur ishte në vit të tretë të shkollës. Këtë kohë ishte gjimnazist dhe banonte në konviktin e shkollës në Gjirokastër. Të gjithë u akuzuan në bazë të neneve 3/8, 4, 8 të ligjit nr.372, datë 12.11.1946 si pjesëtarë të një grupi armiqësor, kundërrevolucionar, që agjitonin kundër pushtetit, si dhe për akte diversioni apo vendime kundër drejtuesve të regjimit.

Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi me 20 vjet privim lirie, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet. U lirua më 31.1.1965.

Për herë të dytë u  arrestua më 17.6.1967 së bashku me shokun e tij Luftar Çalën nga fshati Rërëz i Beratit.

Mundën të arratisen më 13.6.1967 nga Rrethi i Kukësit në Jugosllavi, por katër ditë më vonë, me kërkesë të organeve shqiptare dhe këmbënguljes së tyre, autoritetet jugosllave i kthyen në postën kufitare të Morinës.

Gjykata e Qarkut Vlorë, Dega Berat, e e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje, pushkatim, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet. U ndryshua nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.182, datë 21.10.1967, nga me vdekje në me 25 vjet heqje lirie. U lirua më 11.2.1989, nga Reparti nr.325/1 Tiranë, pas shumë vitesh mungese e lirie dhe lodhjes nga puna e detyruar.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.