Nga Zheji i Gjirokastrës. Fitues i olimpiadës në Shkencat Ekzakte.

Liceist i shkollës “Asim Zeneli” në Gjirokastër, fitues i “Medaljes së artë” me rastin e zhvillimit të “Olimpiadës matematike (shkencat ekzakte)” akorduar nga “Departamenti i Shkencave Ekzakte, Paris” përfaqësuar nga Pierr Zhon Shevalje, më 14.01.1952. Me këtë rezultat që i jepte primatin mbi 2 800 konkurrentë europianë, Zoti Shevalje i shfaq besimin se Thanas Dhespo duhej që të studionte në universitetet e Cambridge-it apo të Sorbonës, përkundrazi Sigurimi i shtetit e arrestoi në Gjirokastër ndërsa më 18 janar 1952, i sekuestroi Medaljen në fshatin e tij Zhej të Labovës. Bashkë me Medaljen do t’i rrëmbehej edhe liria nga regjimi komunist. I dënuar për “agjenturë të huaj”, ai vuajti 14 vjet burg. Burgosja e padrejtë e Thanas Dhespos është nga ngjarjet më të shëmtuara të gjithë Europës Lindore veç për t’i përvetësuar Medaljen, dhe për ta tjetërsuar njeriun dhe identitetin e tij si fëmijë i talentuar.

Sipas akuzës Th.Dhespo nga Zhej i Zagorisë, qysh kur kish ardhur në konviktin e Gjirokastrës në vitin 1947 “propagandonte kundër pushtetit dhe pro imperializmit anglo-amerikan”, ndërsa në shkurt 1948 formoi “grupin” me dy shokët e tjerë: Bajram Mesi dhe Ilia Therecka .

Mohimi i shkollimit të mëtejshëm dhe kalvari i persekutimit 38-vjeçar për shkak të dijes, është një rekord i dedikuar regjimit komunist.

 

 

 

Burimi: Leka Ndoja: Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit (1945-1990), ISKK, 2013.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.