Lindi më 1 janar të vitit 1916, në fshatin Trebisht të Peshkopisë. U arrestua më 8 prill 1946. Më 20 maj 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se "ka bashkëpunuar me një grup armiqësor kundër pushtetit", dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie dhe 3 vjet punë të detyruar. U arrestua sërish më 25 tetor 1957, dhe më 30 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Qarkut të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "krimin agjitacionit dhe propagandës" dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. U lirua më 3 nëntor 1962 për plotësim kohe.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 463
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.