Lindi në Tiranë në një familje qytetare. Poet, shkrimtar, përkthyhes, publicist, gërmues, fetar dhe patriot. Ibrahimi shkruante me pseudonimet Hima, Bardhyl Nizami, Cen Qytyku. Ai ishte sekretar i përgjithshëm i paraluftës për gjithë Komunitetin Bektashian dhe kryeredaktori i periodikut bektashian që botohej nën emrin "Djersa", nga të cilat u botuan tetë botime deri në vitin 1947. Ndër vite, mblodhi me përkushtim gjithë punën e poetit tiranas, Zenel Bastari me ndihmën që dikur i kishte dhënë dhe tiranasi Ibrahim Dalliu. Gjithë punën kërkimore ia dhuroi katedrës së Letërsi - Gjuhësisë në  Universitetin e Tiranës në vitin 1959. Hasnaj vazhdoi të mblidhte punën e Zenel Bastarit deri më 1970, edhe pse deri vonë nuk mori ndonjë farë respekti dhe njohje për këtë punë me dekada. Studioi dhe mblodhi gjithashtu punën e mikut të tij, kompozitorit dhe muzikantit elbasanas, mjeshtrit Jusuf Myzyrit. Jusuf Myzyri periudhën që rrinte në Tiranë e kalonte në shtëpinë e Hasnajve.

Në vitin 1947, do të dënohej me 10 vite burg, pastaj do të dënohej me 5 vite internim. U mbajt gjithë kohës nën mbikqyrje prej Sigurimit te Shtetit. Ibrahim Hasnaj është autori i tre punimeve voluminoze: "Unë dhe ndiesitë e mia", 1939. "Lot skamnorësh", 1940. "Rreze të zjarrta", 1980. Këto punime mistike, sociale, nacionaliste, fetare, nuk e panë dritën e diellit me vite e vite. Vetë autori vdiq pa i parë të publikuara.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.