Hysni Kalemi u lind në Buz Kalemaj më 03.03.1910. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake në Itali në vitin 1942. Kthehet në atdhe në vitin 1943 dhe bashkohet me Lëvizjen Nacionaliste në radhët e Ballit Kombëtar, ku zgjidhet komandant i batalionit "Tafil Buzi". Në takimin me përfaqësues të lëvizjes partizane në vendin e quajtur "Vidhi i Selckës" kundërshton vëllavrasjen midis shqiptarëve me bindje të kundërta. Vritet në përpjekje me batalionin partizan "Baba Fejzo" më 04.06.1944. Për kontributin e dhënë në radhët e nacionalistëve shqiptarë, dekorohet në vitin 1996 nga Presidenti i Republikës z.Sali Berisha me titullin "Martir i Demokracisë".

Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.