Hulusi Hasan Spahiu ka lindur në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1913 në një familje qytetare me ndjenja të shquara atdhetare e antifashiste. Me përfundimin e Shkollës Ushtarake Mbretërore në vitin 1933 me rezultate të mira për artileri, gradohet nëntoger. Në vitin 1936, shkoi vullnetarisht në brigadat ndërkombëtare për të luftuar në Spanjë dhe këtu u gradua toger e kapiten. Nga gushti i vitit 1943 rreshtohet si organizator në forcat partizane të Pezës. Me vendim të Shtabit të Përgjithshëm emërohet komandant i Br. III S. Në këtë detyrë qëndroi deri në muajin nëntor të vitit 1944 dhe drejtoi të gjitha luftimet që zhvilloi brigada. Në nëntor 1944, Hulusi Spahiu u graduar nënkolonel dhe u emëruar shef i shtabit të Korparmatës I Sulmuese. Në janarin e vitit 1945 emërohet komandant i Komandës së Artilerisë të Ushtrisë pranë Komandës së Përgjithshme. Në vitin 1952 dërgohet për studime të larta specializimi në Akademinë e Artilerisë në BS. Pas kthimit nga specializimi emërohet komandant i Artilerisë. Në vitin 1954 emërohet komandant i tankeve dhe gradohet gjeneralmajor. Në këtë post qëndroi deri ditën kur në vitin 1956, pas Konferencës së Tiranës, internohet në qytetin e Lushnjës dhe në vitin 1958 burgoset si kundërshtar politik i regjimit.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.