Hilmi Halil Reshlani (Ibrahimi)  u lind në Mal të Zi. Më 1927, erdhën familjarisht në fshatin Baltëz, komuna e Ndërmenasit të Fierit. Pas çlirimit të Shqipërisë, Hilmiu vendoset për pak kohë në Pejë, Kosovë, me pas shkon në Greqi.

Prej vitit 1945-1951, ka qëndruar në një kamp, ku u përgatit të hidhej në Shqipëri si diversant për të bere propagandë e përgatitur kushtet për rrëzimin e regjimit komunist.

Sipas dëshmisë së Ahmet Agush Kabashit, në gjyq, grupi i drejtuar prej tij dhe i përbërë nga Destan Berisha, Ibrahim Kabashi, Qerim Godeni dhe Hilmi Ibrahimi, janë hedhur me një aeroplan ushtarak amerikan në Shqipëri. Herën e parë, piloti i hodhi gabim, të ndarë dhe për këtë arsye, nga frika që do të kapeshin, ata u kthyen në Greqi. Me të njëjtin aeroplan u hodhën dhe më 25 qershor 1951, por Sigurimi i kishte pikasur. Ato u hodhën në zonën e Roskovecit, në një terren të papërshtatshëm ku, Hilmi Halili dhe Ibrahim Kabashi, kushëri i Ahmetit, dëmtuan këmbët dhe nuk mund të largoheshin. Në shkëmbim zjarri, me forcat e shtetit, ata humbën jetën.

Eshtrat u gjendën më 18 gusht 1993. Ata varrosen në varrezat e fshatit dhe pasi shpallen Martirë të Demokracisë, u shperngulën me respekt në varrezat e Fierit.

 


Më 30 maj 1994, Gjykata e Fierit me vendimin nr. 1332, vendosi njohjen e vendimit. AISKK, Fondi 1, viti 2015, dosja 21, fl. 219-220
Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.