Mësues, poet, dramaturg dhe aktor në estradën profesioniste të Lushnjës, ku është dhe një nga themeluesit e saj.

U lind në Melovë (fshati në burime të ndryshme emërtohet edhe Milovë ose Mëlovë) të Skraparit më 13 prill 1911. Ashtu si dy vëllezërit e tij pas fillores, vijon mësimet në Normalen e Elbasanit, ku dhe shfaqi prirjen për poezi. Pas revoltës së Fierit dhe vrasjes së prijësit të saj, Riza Cerovës, Zhiti i kushtoi një elegji. Arsye për të cilën u burgos si antimonarkist, por më pas u lirua. Me të kryer Normalen, u caktua mësues në Roskovec dhe më pas në Pogon.

Gjatë Luftës kishte miqësi nga të dyja palët si ato të Ballit Kombëtar dhe të partizanëve. Madje edhe vëllezërit e tij u ndanë, i madhi iu bashkua Ballit Kombëtar dhe i vogli, partizanëve. Pas luftës, ai u akuzua si "pacifist" për një poemë të tij dhe u dënua me 1 vit e gjysmë burg. Vëllai i madh, Maksuti, ndërroi jetë gjatë kohës që ishte i arrestuar dhe nuk i janë gjetur eshtrat. Pasi doli nga burgu, në Berat, u zhvendos familjarisht në Durrës. Aty u lejua të punonte vetëm si mirëmbajtës rrugësh. Më pas, arrin të sigurojë një punë si mësues në Karbunarë të Lushnjës. Aty ai ngre grupe artistike që tërheqin vëmendjen dhe Hekurani thirret për të ndihmuar në ngritjen e Estradës së Lushnjës. Punon si aktor profesionist nga themelimi i Estradës në vitin 1961 deri më 1970, kur detyrohet të dalë në pension.

 

Burimi: In Memoriam – Hekuran Zhiti’s Embrace, Rafaela Prifti, Gazeta Dielli, 2 maj 2023
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.