Lindi në Gjirokastër, në vitin 1899. Studimet e Larta për Inxhinieri i kreu në SHBA. Në vitet 1945 – 1946 punoi në Shoqatën UNRRA. Me vendim nr. 138, datë 20 maj 1947, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor për «formimin e një organizate spiunazhi» për të rrëzuar pushtetin popullor dhe si agjent i anglo – amerikanëve. Për këtë, kjo gjykatë e dënoi me  vdekje  (pushkatim),  konfiskimin  e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave qytetare përgjithmonë. U pushkatua më 11 qershor 1947.

Ekzekutimi me vdekje u bë më 11.6.1947, ora 22.40 në varrezat e Gjirokastrës, pranë lumit. Pjesëmarrës ishin prokurori Vangjel Kocani, i deleguari i Seksionit të Sigurimit Andrea Miçi, sekretari Bektash Kote dhe mjeku Reshat Kapshtica. Para tij, u ekzekutua i dënuari Aqif Haveriku dhe më pas, Hazbi Puto.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 399
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.