Piktor gjerman. I lindur në Pommer më 1899, i martuar, me një vajzë, profesor gjimnazi në lëndët vizatim e gjeografi, erdhi për herë të parë në Shqipëri në vitin 1938 për të bërë piktura dhe punoi deri në vitin 1941 në Tiranë, Shkodër e Mirditë. Kishte bërë punime edhe për Ministrinë e Arsimit, (me porosinë e Hasan Cekës). Gjatë qëndrimit në Shqipëri bashkëpunoi me inxhinier Ahmet Ndroqin, profesor Ndue Palucën, Eqrem Çabejin, Ethem Carën, Omer Nishanin dhe Vehip Hoxhën. Italianët e detyruan të largohej në Gjermani. Në shtator 1943 erdhi i mobilizuar forcërisht ushtar në Manastir, Elbasan, Tiranë  duke bërë pjesë e një kompanie e cila varej prej Komandës së Aviacionit e komanduar nga gjeneral Charaniko. Gjatë pushtimit vizitoi Tiranën, Shkodrën, Podgoricën, lumin Drin, Divjakën. Në Divjakë konstatoi malarien sepse merrej me shkenca natyrale.

Më datë 8 shtator 1944, u largua nga ushtria gjermane dhe shkoi në Gjepalaj të Shijakut te Myslim Ndroqi. Më vonë, shkoi në teqenë e Ndroqit. U arrestua te shtëpia e Ahmet Ndroqit më 29.11.1944 në Tiranë.

Në hetuesi deklaronte se “ndonjë të keqe popullit shqiptar nuk i kam bërë, përkundrazi kam bërë mirë”.

Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake e Korpusit të 1-rë Tiranë, e drejtuar nga nënkolonel Biblil Klosi, i ndihmuar nga anëtarët Argjir Lipivani (oficer i Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit) dhe Gjylhani Shehu (oficer i korpusit të parë), me vendimin nr.s’ka, datë 22.6.1945, e deklaroi fajtor “si vegël e verbër e okupatorit nazist që ka pasur lidhje me gjermanët dhe e dënoi me 30 vite burg”. Dënimin e vuan në Burgun e Tiranës dhe atë të Burrelit. Gjatë kësaj kohe ka marrë pjesë në punën e detyruar në kampet e Jubës, Urës Vajgurore dhe Rinasit në Tiranë. U orvat të vrasë veten. Sipas burimeve të dyta, u lirua më 17.1.1954 (mund të jetë edhe 1956) dhe u riatdhesua në Gjermani.

Burimi: https://kujto.al/djalli-me-dore-te-hekurt-torturuesi-i-piktorit-gjerman/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.