Toger. Punoi në ushtri deri në vitin 1939. Kur Shqipëria u pushtua nga Italia, doli kundër pushtuesit. Bashkëpunoi me Muharrem Bajraktarin, Hamit Matjanin dhe Halil Aliun dhe vazhdoi rezistencën kundër komunistëve edhe pasi ata morën pushtetin deri në vitin 1946, kur, pas një përleshjeje me forcat komuniste, u largua bashkë me grupin e Muharrem Bajraktarit duke qenë udhërrëfyesi i tyre. Pas Greqisë, Han Kotarja me grupin e tij, shkojnë në Amerikë, ku përgatiten për të luftuar regjimin komunist në Shqipëri.

Në vitin 1951, Hani bashkë me Rrahim Dogjanin, nga Kukësi, Selim Topuzin, nga Dibra dhe Shaqir Kabashin nga Kosova zbarkuan me parashutë, nga avioni amerikan në fshatin Voren të Kukësit, të ngarkuar me mision nga "CIA". Selim  Topuzi kishte qenë agjent i Sigurimit shqiptar duke spiunuar veprimet e Hanit dhe shokëve me tradhti. Ai i ''fton'' ata në shtëpinë e tij dhe aty i rrethojnë forcat komuniste. Pas një lufte të gjatë prej 6 orësh me forcat komuniste, mbetet i vrarë shoku i tij, kurse Hani helmoi veten për të mos rënë në dorën e Sigurimit shqiptar, por  para se të helmohej, vret me dorën e tij pjesëtarin tradhtar të grupit, në shtëpinë e tij.

Në vitin 1994, ka marrë medaljen "Martir i Demokracisë".


Dokumente

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.