I rënë në Lëvizjen e Postribës. Lindur në Kullaj. Gjatë luftimeve me forcat e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit u kap i gjallë e më pas u vra pa gjyq. U ekzekutua me 9 shtator 1946 nga Divizioni i Mbrojtjes së popullit, Shkodër.

Në shkresën e Komandantit të Qarkut MP, Major Mihallaq Ziçishti dërguar Komandës të Mbrojtjes së Popullit Sigurimi, Tiranë: Në lidhje me përpjekjen e datës 9 shtator 1946, në listën IV. të personave të ekzekutuar pa gjyq nga ana e ushtrisë dhe të vrarë gjatë luftimeve të 9 shtatorit në Shkodër e rrethina Postribë është 7. Halit Dauti, nga Kullaj, i ekzekutuar.

 

 

 

Burimi: ISKK, Tiranë 2013, f. 287-288; F. 1, Viti 2013, D. 4, f. 635.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.