| Halil Çela | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Halil Çela |
| Atësia: | Sulo |
| Vendlindja: | Kamçisht, Tepelenë |
| Vendbanimi: | Tepelenë |
| Datëlindja: | 1913 |
Lindi në Kamçisht, Tepelenë, më 1913. Babai i tij, Sulo Abaz Çela, kishte luftuar në mbështetje të partizanëve, më pas kaloi me Ballin Kombëtar, më 2 shkurt 1943, së bashku me 5 ballistë të tjerë i kapën partizanët dhe i pushkatuan në fshatin Bënçë.
I prekur nga vrasja e babait, i pakënaqur nga reforma që i mori pronën dhe nga taksat e larta, Halil Çela u rreshtua në përkrahje të revoltës së Zhapokikës. Më 10 tetor 1948,
kur kryengritësit u shpartalluan dhe një pjesë ikën në drejtim të Gllavës, Halili u mbyll në shtëpi, i rrethuar nga forcat e ndjekjes. Zhvilloi një luftë të vërtetë. Kur pushka e tij pushoi, forcat e ndjekjes hynë në shtëpi dhe e gjetën Halilin të vrarë. Për vdekjen e tij ka dy
versione: një, vetëvrasje për të mos rënë në dorë të forcave të ndjekjes; dy, vrasje nga shkëmbimi i zjarrit.
Në një dëshmi të të ndaluarve në hetuesi thuhet: "Unë nuk u dorëzova pasi kisha frikë aq më tepër nga vrasja e Halil Sulos se kujtova se e kishin vrarë forcat e ushtrisë, por ai kishte vrarë veten".
Me vendim nr. 9, datë 5. 5. 1994 i është dhënë statusi i të vrarit në përpjeke me forcat e diktaturës komuniste.
Burimi: Revolta në Zhapokikë, 1948, Xhezo Cana, ISKK, Tiranë 2020
