Haki  Hoxhaj, tani Hoxha lindi më 1962, në Tropojë. Më 12 korrik 1986, me vendim nr. 21, Gjykata e Kukësit e dënoi për «tradhti ndaj atdheut», me 12 vjet burg dhe me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet. U dënua bashkë me të vëllanë, Iljaz Hoxha, në grup. Ka vuajtur dënimin në kampet e Spaçit, Qafë-Barit dhe burgun e Burrelit. U lirua në shtator 1990.

Edhe vëllai i tyre i madh, ka vuajtur burgu politik nga viti 1979 deri në vitin 1990.

Në familjen e tyre kanë pasur edhe dy xhaxhallarë të pushkatuar.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 253.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.