Diplomat. Lindi në vitin 1904, në fshatin Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit. Mësimet e para i mori në shkollat shqipe në fshatin e lindjes dhe në Korçë. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare u dërgua për të vazhduar shkollën e mesme dhe të lartë në Shtetet e Bashkuara. Kreu Universitetin e Harvardit për Ekonomi politike. Nga viti 1925 deri më 1929 shërbeu si konsull në Boston. U kthye në Shqipëri, dhe më vonë kreu studimet pasuniversitare në Francë. Pushtimi fashist e gjeti në vendlindje, ku organizoi rezistencën antifashiste dhe u vu në krye të çetës nacionaliste të zonës. Më 7 mars të vitit 1944, në fshatin Dunicë të Mokrës, komunistët i sulmuan befas forcat nacionaliste të Ballit Kombëtar, të komanduara prej tij. Partizanët u bënë thirrje të dorëzoheshin, duke iu premtuar se do t’i linin të lirë të ktheheshin në shtëpi. Haki Blloshmi pranoi, me kusht që luftëtarët e tij të liheshin të lirë. Pas kapjes së tij, komunistët i pushkatuan të gjithë të dorëzuarit. Aty atë ditë u vranë Haki Blloshmi, Shefqet Blloshmi , Skënder Blloshmi, Sabri Blloshmi , Bajram Blloshmi  etj

Burimi: Bedri Blloshmi, Rrëfime nga ferri komunist, Tiranë, 2011, f. 18-19, 27.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.