Lindi në Shkodër, më 10 tetor të vitit 1887. U arrestua më 23 nëntor të vitit 1946 dhe Gjykata e Lartë Ushtarake e shpalli “armik të popullit dhe bashkëpunëtor me okupatorin“, sepse “ka luftuar kundër çetave të Lëvizjes çlirimtare“, dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e përhershme të të drejtave qytetare e politike.

Sipas dëshmisë së Petro Markos, që ndau qelinë me të, Gjush Deda dhe Asim Abdurrahmani u morën në të njëjtën ditë për pushkatim, nga burgu i vjetër i Tiranës. Ajo ditë ishte 8 qershor 1947.

Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 736.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.