Vrarë nga forcat komuniste në Kelmend gjatë rezistencës së vendasve ndaj forcave komuniste. Emri i tij përmendet në dokumentet e kohës si një nga të vrarët e luftimeve në periudhën janar-shkurt 1945. Në dokumentin me bilancin e të vrarëve që dërgonte Shtabi i Divizionit II, për Gjon Smajlaj që njihej edhe si Gjon Gjergji dhe persona të tjerë në listë, shkruhej: "Këta kanë qenë nga nxitësit e këtij katundi për me luftu kundër nesh. Kanë qenë parija e vendit."
Burimi: Arkivat; Familja; https://kujto.al/shkurt-1945-bilanci-i-frikshem-vellavrases-i-komunisteve-ne-kelmend/amp/
