Nga fshati Rrushkull i Durrësit. Në disa dokumente emri i tij shkruhet Gjon Zefi.

I burgosur, si edhe vëllai i tij, Pali, për agjitacion dhe propagandë. U dënua me 6 vjet heqje lirie. Ka qenë për ca kohë në Spaç, bashkë me të vëllanë, Palin, ku nuk pranonin të punonin duke kërkuar t'i dërgonin në Burrel. Më 20 mars 1973, e zhvendosin nga Spaçi, në Repartin nr.309 të Ballshit.

Pali i mbetur vetëm, vazhdoi të kundërshtonte daljen në punë. U dënua me izolim. Më 21 maj, ai doli nga biruca e izolimit duke u bërë shkak për nisjen e revoltës së Spaçit.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.