Gjek  Miri u vra në hyrje të Vermoshit në vitin 1947. Ishte i biri i Zef Mir Gjerit nga Gurëzi-Milot, pushkatuar në masakrën e Gurëzit më 28 gusht 1946. Ishte vëllai i Frano Mirit vrarë më 1948, motivuar si kryetar i grupit antikomunist, si mbetje e shërbimit anglez. U vra në fshatin Gjormë -Kurbin. Ishte vëllai i Pjetër Mirit (1930-1959), ky i dënuar me pushkatim, i cili shkruajti natën e fundit në qelinë e tij: “Rrnoftë Shqipëria. Pjetër Miri”.

Gjek  Miri ishte partizani që hodhi në erë bunkerin në qendër të Tiranës pranë "Ushtarit të panjohur" më 17 nëntor 1944.

Me vrasjen e Gjek Mirit, familja e tij u internua në rrethin e Beratit. I biri i tij ishte dy vjeç, ndërsa bashkëshortja vdiq në kampin e internimit. Luigj Miri, i biri i Gjek Mirit, i rritur jetim i dyfishtë, u dënua dy herë me burg.

Burimi: Ndue Hoti, studiues i ngjarjeve të Gurëzit

Burimi: Ndue Hoti, studiues
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.