Lindi në vitin 1929 (ose 1930). Pjesë e një familjeje që u godit shumë fort nga regjimi komunist. Vëllai i Fran Mirit, të arratisur. Ai fillimisht internohet, por më pas pushkatohet, si ndodhi me dy vëllezërit e tij dhe të atin.

Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Laçit në rrethin e Beratit, prej datës 30 janar të vitit 1945 deri më 30 dhjetor 1950.

Sipas studiuesit Ndue Hoti, Pjetër  Miri ka shkruar poezi sarkastike kundër regjimit komunist, të cilat ekzistojnë dhe sot.

 

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 362

Dokumente

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.