Klerik katolik, muzikant. Lindi në Selanik, më 8 shtator të vitit 1913. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Shkodër, kurse studimet e larta në Fakultetin e Teologjisë në Colleviti-Pescia, në Itali (1934-’37). Më 7 shtator 1928 veshi petkun e Shën Françeskut. Kushtet e para i kreu më 8 shtator 1929, kurse Kushtet e Përjetshme më 8 shtator 1934. Dy vjet më vonë, më 13 shtator 1936, u shugurua meshtar. Gjatë viteve 1937-1946 është profesor i muzikës në liceun “Illyricum”, drejtues i korit dhe profesor i gjuhës italiane. Pas mbylljes së liceut, dërgohet famullitar në Bushnesh të Pukës, pastaj në Iballë e në fund në Bajzë të Shkodrës, ku dhe u arrestua më 1946. U dënua me 10 vjet burg, por nuk i kreu të gjitha sepse u lirua me amnisti. Vuajti në burgjet e Shkodrës, Burrelit, kampin e Bedenit... Mes viteve 1952-1955, është rektor i kishës së Shën Ndout në Tiranë. Nga 1955-a deri më 1961 shërbeu si famullitar në Laç, ndërsa nga viti 1961 deri më 1967 si famullitar në Troshan të Lezhës. Pas mbylljes së kishave, jetoi për ca kohë me të atin e pastaj vetëm, duke u marrë me bujqësi. Vdiq më 1 nëntor 1984, në Troshan të Lezhës.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 250
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.