Hyn partizan më 1943, por pas një viti, largohet nga partizanët dhe kalon me Ballin Kombëtar. Në nëntor të vitit 1944, ndodhej në Shkodër, por nuk u arratis. U dorëzua te komanda e Gjirokastrës dhe e burgosën për 50 ditë në burgun e Beratit. Kur doli nga burgu, kreu ushtrinë. U lirua nga ushtria në vitin 1947. Më 19 shkurt 1948 e arrestuan dhe e dërguan në burgun e Gjirokastrës, prej nga u arratis më 31 mars të atij viti dhe kaloi kufirin për në Greqi më 8 maj 1948.

Në vitin 1951, hyn si desant në Shqipëri, por spiunohet dhe rrethohet. Vret veten më 27.7.1951 për të mos rënë në duart e Sigurimit.

 

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.