| Ethem Cara | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ethem Cara |
| Atësia: | Hajdar |
| Vendlindja: | Kavajë |
| Datëlindja: | 4/5/1905 |
| Profesioni: | Ekonomist |
| Datë Vdekja: | 30/7/1973 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1/11/1944 |
| Dënimi: | 101 vjet Burg |
| Prokurori: | Bedri Spahiu |
| Data e Vendimit: | 13/4/1945 |
| Gjykatësi: | Koçi Xoxe |
| Gjykata: | Gjyqi Special për Kriminelët e Luftës dhe Armiqtë e Popullit |
| Data e Lirimit: | 8/4/1962 |
Ekonomist, veprimtar politik, ministër i Financave (7 shtator 1944-25 tetor 1944). Lindi më 4 maj të vitit 1905, në Kavajë. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse studimet e larta në Austri, ku mbrojti dhe titullin Doktor i Shkencave Ekonomike. Më 1928 u kthye në Shqipëri. Punoi për disa vite në Ministrinë e Arsimit. Në qeverinë e krijuar prej Ibrahim Biçakut (7 shtator 1944-25 tetor 1944) u zgjodh ministër i Financave. Aty nga fundi i vitit 1944 u arrestua nga Sigurimi i Shtetit me akuzën: «element i rrezikshëm për diktaturën e proletariatit, me ide perëndimore antikomuniste...». Gjyqi Special, i zhvilluar në muajt mars-prill të vitit 1945, e dënoi me 101 vjet heqje lirie. Më 6 shkurt të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i K.N.Ç. të Nënprefekturës së Tiranës urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. U lirua në vitin 1962.
